Auto & Moto Bota Tech

Tha se nuk do e bënte por e bëri, Elon Musk shet një pjesë të madhe të aksioneve të Tesla-s!

Themelues i Tesla-s, Elon Musk, ka shitur ditët e fundit aksione të kompanisë me vlerë 7 miliardë dollarë, vetëm disa muaj pasi ai tha se nuk donte të shiste më aksione nga prodhuesi i makinave elektrike. Sipas “Wall Street Journal”, dokumente tregojnë se, Musk ka shitur gjithsej 7.9 milionë aksione mes të premtes 5 dhe të martës 9 gusht.

Nuk dihet ende arsyet e kësaj lëvizje financiare të njeriut më të pasur të planetit. Disa kohë më parë Musk u padit nga kompania Twitter e cila e akuzon miliarderin se u tërhoq nga marrëveshja për ta blerë atë, duke i prishur imazhin dhe ulur aksionet në bursa. Musk nga ana tjetër pretendon se është mashtruar në negociata pasi Twitter ka një përqindje shumë të madhe përdoruesish falsë dhe joaktivë.

Aksionarët e Tesla Inc (TSLA.O) votuan për rekomandimet e bordit për shumicën e çështjeve në mbledhjen vjetore të kompanisë të enjten, duke përfshirë rizgjedhjen e drejtorëve, miratimin e ndarjes së aksioneve, ndërsa refuzuan propozimet e fokusuara në mjedis dhe qeverisje. Votat për tre nga 13 propozimet nuk ndoqën rekomandimet e bordit, sipas llogaritjeve paraprake të paraqitura në mbledhjen vjetore të aksionarëve në Austin, Teksas.

Mbi kundërshtimin e bordit, aksionarët miratuan një propozim këshillues që do të rriste aftësinë e investitorëve për të emëruar drejtorët. Rikujtojmë, se Tesla po përgatitet që të rrisë prodhimin, teksa drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk u tha aksionarëve se kompania e makinave elektrike po synon prodhimin e 20 milionë makinave të reja në vit. Shefi i Tesla tha se numri i prodhimit mesatar nga çdo fabrikë do të rritet nga numri aktual prej 1.5 milion makina, në 2 milionë makina në vit.