Celebrities Film & Tv Showbiz

‘The Kardashians’, zyrtarisht premiera më e ndjekur në Amerikë!

Reality-show “The Kardashians” së fundmi është bërë premiera më e ndjekur në Amerikë edhe pse nuk u bë publike se sa njerëz specifikë e kanë shikuar. ‘Hulu’ pretendon se seriali i ri është më i shikuari në ‘Star Originals’, në Disney+, Star+ deri më tani.

Në “The Kardashians” luan mamaja Kris Jenner me vajzat e saj Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner. Të gjashtë femrat shërbejnë gjithashtu si producente ekzekutive që gërmojnë më thellë në bizneset e tyre, por gjithsesi kanë një fokus të madh në jetën e tyre personale. Sjellim në vëmendje se Kim Kardashian u ngushëllua nga ish-bashkëshorti, Kanye West, teksa ajo luftoi për të ndaluar një kasetë seksuale të papublikuar me Ray J.

Edhe pse Kim tha se ishte 99% e sigurt se nuk kishte pamje të tjera që mund të dilnin, ajo ishte ende e frikësuar se ish i dashuri i saj mund të kishte filmuar përmbajtje kur ajo ishte duke fjetur. Në episodin debutues të serialit “The Kardashians”, ylli 41-vjeçar qau ndërsa mori kërcënime nga menaxheri i Ray J se do të publikoheshin më shumë filmime seksi vetëm disa ditë pasi djali Saint, kishte parë një reklamë për filmimet e papublikuara.

Ndërkaq, fansat e ‘reality show’-t “Keeping Up With The Kardashians” do të duhet të presin deri në sezonin e dytë për të parë të dashurin e ri të Kim Kardashian, Pete Davidson si pjesë e tij. Marrëdhënia e tyre u bë publike pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese tetorin e kaluar në “Saturday Night Live”, ku ai është një nga anëtarët e kastit. Megjithatë është pohuar se ai nuk do të shfaqet në sezonin e parë të serialit të familjes së saj.