#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, EKSKLUZIVE, ja detajet e dasmës së Besit dhe Xhensilës

Sot mbahet një nga dasmat më të përfolura të vitit, ajo e aktorit të mirënjohur Besart Kallaku me këngëtaren e famshme Xhensila Myrtezaj.

Nëpërmjet dy lidhjeve telefonike ekskluzive për #thuajemepepsi stilisti Niko Komani dhe administratori i “Geraldina Sposa” Armand Peza, kanë treguar detaje nga ceremonia e cila po zhvillohet sot.

Dasma e 1 shtatorit është krahasuar me një mbrëmje Hirusheje për këngëtaren bukuroshe. Ajo ka veshur një fustan nuseje të stiluar dhe personalizuar nga Valdrin Sahiti të cilin e ka kombinuar me një pelerinë nga koleksioni i vitit 2018 të “Geraldina Sposa”.

Xhensila do të vijë në ceremoni me një karrocë dhe sipas Niko Komanit, veç bukurisë së këngëtares ato që do të tërheqin vëmendjen e të gjithëve janë këpucët e saj prej princeshe. Janë cilësuar si këpucët e Hirushes ato të krijuara nga Christian Louboutin të cilat kushtojnë rreth 3500 paund dhe janë të mbuluara me gurë Swarovski.

Grimi dhe flokët e saj janë mundësuar nga “Studio Sellma” e sa i përket Besit apo princit të kaltër, edhe veshja e tij është stiluar nga Valdrin Sahiti. Një tjetër detaj interesant sa i përket kësaj ceremonie madhështore është prania e Marsela Çibukaj e cila ka performuar e para, e veshur me një fustan të bardhë që ngjason me atë të një nuseje.

Kujtojmë se kjo është dasma e parë e çiftit të famshëm e cila ka rreth 300 të ftuar. Ceremonia e parë e kësaj dasme i takon shoqërisë dhe miqve të ngushtë të tyre ndërsa e dyta e cila i takon familjarëve, mendohej të ishte më private dhe me përmasa më të vogla por në fakt pritet të ketë rreth 400 të ftuar. Me trashëgime pëllumbave të dashuruar!