Celebrities Showbiz

“Ti më meriton mua”, reperi i njohur habit me deklaratat e tij ndaj Jada Pinkett Smith!

Reperi i njohur Kodak Black po ‘vret tre zogj me një gur’ në deklaratat e tij të fundit për Jada Pinkett Smith, duke e kritikuar dhe duke i kërkuar që të dalë në takim me të, por gjithashtu ka ofenduar të ndjerin Tupac Shakur. Reperi ishte ‘pa filtra’ në deklaratat e tij këtë fundjavë teksa ndau mendimet e tij për të gjithë situatën, se si ai duket se e percepton marrëdhënien e Jada dhe Will Smith… dhe ai duket se është në anën e Will, duke thënë se Jada po e trajton keq.

Kodak Black nuk hezitoi të ishte romantik teksa u përpoq të joshte Jada Pinkett Smith në një video të çuditshme ‘live’ në Instagram nga fillimi i kësaj fundjave. Reperi 24-vjeçar i kërkoi që të shkonte me të në fillim të videos së tij.

Ai gjithashtu dukej se e kritikoi atë për martesën me aktorin Will Smith, ndërsa aludoi për pranimin e saj për vazhdimin e një lidhjeje me një burrë tjetër, ndërsa ajo ishte e martuar me të. Ai shtoi se Will kishte qenë me të gjatë gjithë viteve, përpara se t’i kërkonte asaj të “vinte tek Kodak”, duke shtuar se ajo nuk “e meritonte Will Smith”.

Ti me meriton mua!

Reperi u shfaq gjithashtu duke kritikuar mikun e ndjerë të Jada, reperin Tupac Shakur. Ai tha se Tupac nuk ishte mjaftueshëm ‘gangster’ në krahasim me të. Kodak madje theksoi se kujtimet e Jada-s për mikun e saj të ndjerë ishin një tradhti ndaj bashkëshortit të saj, të cilin ai e komplimentoi.

Rroftë ai djali Tupac, Zoti e bekoftë shpirtin e tij! Tupac nuk ishte i prerë deri në fund, nuk ishte gangster gjithë jetën e tij.

Bashkëshortja e aktorit të njohur Will Smith, Jada Pinkett ka rrëfyer para disa kohësh detaje nga martesa e saj me artistin duke treguar se me të vërtetë nuk donte të martohej me të. Këto deklarata aktorja i ka bërë në 2018, që janë rishfaqur tashmë pas incidentit të Will në natën e çmimeve të “Oscar”.