Kodak Black është arrestuar në Florida me akuza që lidhen me trafikimin e MDMA-së, duke shtuar edhe një tjetër kapitull në historinë e tij të gjatë me problemet ligjore.
Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Bill K. Kapri, u paraqit në Departamentin e Korrektimeve të Qarkut Orange pas asaj që avokati i tij e përshkroi si një “dorëzim të koordinuar” lidhur me një çështje të hapur nga nëntori i vitit 2025.
Avokati i tij, Bradford Cohen, deklaroi për “Page Six” se policia kishte kontrolluar një automjet ku Kodak nuk ndodhej fizikisht, por ku dyshohet se u gjet një qese me shurup kolle me recetë që mbante gjurmët e gishtave të reperit.
Ligjërisht kjo nuk mjafton për ta akuzuar për posedim, por prokurorët vendosën ta trajtojnë si trafikim
-u shpreh avokati, duke e cilësuar çështjen si të dobët dhe duke premtuar se do ta kundërshtojë në gjykatë.
Sipas raportimeve të TMZ, gjatë kontrollit policia gjeti edhe 37 mijë dollarë cash, dokumente me emrin e reperit dhe një çakmak në formë pistolete, sende që thuhet se ishin shfaqur edhe në postimet e tij në rrjetet sociale.
Kodak Black u bë i famshëm me këngë si “No Flockin” dhe “Tunnel Vision”, por prej vitesh ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për arrestime dhe akuza të ndryshme, përfshirë armëmbajtje pa leje dhe sulme seksuale.
Në vitin 2020, ai vuajti një dënim federal me burg, përpara se dënimi t’i lehtësohej nga Donald Trump.
Reperi ka folur më herët edhe për betejën me varësinë ndaj substancave, duke pranuar se kishte shpenzuar qindra mijëra dollarë për rehabilitim në përpjekje për t’u rikuperuar.
Kam fëmijë dhe duhet të jem këtu për ta
-ishte shprehur ai pas një arrestimi të mëparshëm në vitin 2023.