Celebrities Gossip Showbiz

Travis Barker i bën dhuratën më të ëmbël vajzës së Kourtney Kardashian!

Travis Barker është i dashuri baterist i Kourtney Kardashian. Travis i bëri një dhuratë speciale vajzës së Kourtney. Ai i dhuroi Penelope bateri për ditëlindjen e saj të nëntë duke treguar kështu që nuk është kurrë herët të nisësh një profesion.

Travis shpërndau një video në InstaStory teksa Penelope gëzonte me dhuratën e saj. Ai shkruan një urim për vajzën e të dashurës në këtë video.

Gëzuar ditëlindjen Penelope.

Kourtney Kardashian gjithashtu postoi një album me foto dhe video në rrjetin e saj social. Në to shfaqej vajza e saj, Penelope, tepër e lumtur ndërkohë që luante bateritë në ngjyrë rozë dhe me emrin e vogëlushes të shkruar në to. Kourtney e shoqëronte albumin me një shkrim mjaft emocionues.

Vajza e ditëlindjes! Vajza ime e preferuar në të gjithë botës jam shumë e lumtur dhe krenare që jam mamaja jote. Nuk mund ta besoj që je nëntë vjeçe. Jeta ime është kaq e mrekullueshme prej teje.

Kourtney duket një nënë tepër e emocionuar teksa postoi edhe një foto në InstaStory me vogëlushen e saj. Ajo i ka shprehur dashurinë Penelopes me shkrimin që e shoqëroi foton.

Kam fjetur me të që prej ditës që lindi dhe sot ajo është nëntë vjeçe.

Emocione të forta dhe shumë dashuri ka mes Kourtney dhe Penelope. Jo vetëm kaq, por duket se dhe Travis është bërë pjesë e këtyre ndjesive. Ata shfaqen si një familje e lumtur, teksa Travis po tenton në një mënyrë të drejtojë Penelope të ndjekë hapat e tij.