Celebrities Gossip Showbiz

Turi uron Orindën në përvjetorin e martesës me foton më të ëmbël!

Një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë vetëm pak ditë më parë. Dyshja u bekua me vogëlushen të cilën e quajtën Atara.

Ndërkohë, ditën e sotme çifti feston përvjetorin e martesës. Turjan Hysko nuk humbi rastin të uronte Orindën me foton më të ëmbël. Ai postoi për ndjekësit e tij në Instagram, një foto me Atarën, ndërkohë që kishte vizatuar dhe një vajzë, duke dashur të portretizojë kështu Orindën. Foton e shoqëronte me një urim sigurisht.

Gëzuar përvjetorin e katërt të martesës Orinda! çdo ditë zbukurohesh!

Foto shumë e veçantë dhe fjalë tepër të ëmbla sigurisht! Kujtojmë, se në 27 korrik të vitit 2017 dyshja u martua, ndërkohë që, disa ditë më parë Atara erdhi në jetë duke bekuar dashurinë 14-vjeçare të tyre. Duket se çifti kohët e fundit ka shumë arsye për të festuar dhe për të qenë të lumtur.

Komentet e urimit nuk munguan nga fansat. Ndërkohë, Orinda ende nuk ka postuar diçka në lidhje me përvjetorin e tyre. Megjithatë, që të dy nuk kanë humbur rastin të shpërndajnë foto të vogëlushes së tyre gjatë këtyre ditëve.