Moderatorja dhe producentja e njohur Orinda Huta ka folur pa filtra për realitetin e festivaleve muzikore në Shqipëri, duke hedhur dritë mbi një anë që, sipas saj, rrallë thuhet publikisht, kostot e larta financiare dhe lodhja emocionale që shoqëron pjesëmarrjen e artistëve.
Në një emision së fundmi, Orinda u ndal te shpenzimet që kërkon vetëm realizimi i një kënge, duke theksuar se shifrat janë shpesh të frikshme dhe demotivuese.
Kur futesh dhe merr energji të keqe, dhe harxhon… kënga shkon 5 mijë euro, jo veshja. Janë shpenzime që të bëjnë të pyesësh veten: pse duhet t’i bëj unë këto?
-u shpreh ajo.
Por sipas Hutës, barra nuk është vetëm financiare. Ajo theksoi se klima e brendshme e festivaleve, energjia jo gjithmonë pozitive dhe presioni emocional e bëjnë gjithë procesin edhe më të vështirë për artistët dhe figurat publike.
Pastaj futet edhe energjia jo e mirë dhe e them: pse duhet të lodhem unë?
-shtoi moderatorja.
Deklaratat e saj kanë nxitur diskutime të gjera mbi mënyrën se si organizohen festivalet muzikore në vend, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mbështetjen reale që u ofrohet artistëve dhe nëse sakrificat financiare e emocionale justifikohen nga përfitimet.
Fjalët e Orinda Hutës vijnë si një reflektim i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë për industrinë muzikore shqiptare, duke hapur një debat që prej kohësh kërkon vëmendje.