Botë e Çuditshme Travel

Turistët guximtarë që bëjnë foto shumë pranë llavës së vullkanit…

Pamjet e përsosura të llavës që del nga eurpsioni i vullkanit nuk mund t’i shpëtonin vëmendjes të disa turistëve të cilët janë nisur drejt jugut të Islandës, duke tentuar të kapin fotot perfekte.

E guximshme apo jo?! Ju do të guxonit ta bënit këtë?

Fotografitë që i tregojnë turistët shumë pranë llavës janë bërë në Geldingadalur, në gadishullin Reykjanes.

Vullkani Fagradalsfjall ndodhet në afërsi të kryeqytetit të Islandës, Reikjavik, por për shkak të lëvizjes së ngadalshme të llavës, nuk konsiderohet kërcënues për qytetet përreth.

Kjo është hera e parë që pas 800 vitesh në këtë zonë ndodh erupsioni i një vullkani, ndërkohë që vet vullkani Fagradalsfjall ka qenë i qetë për 6.000 vite, e që ka nxitur arritjen e një numri të madh të turistëve, të cilët përkundër pandemisë, ia kanë dalë të arrijnë pranë vendit të erupsionit për të bërë fotografi.

Vetëm në fundjavën që lamë pas, më shumë se 5.000 njerëz e kanë vizituar këtë lokacion.