Film & Tv

U bënë të famshëm para premierës, ju tregojmë filmat më të bujshëm të vitit 2023!

Muajt e fundit të vitit do të mirëpresin disa premiera ndërkombëtare filmash, për të cilët është diskutuar shumë, ende pa i parë. Njëri prej tyre është “Napoleon”, filmi i Ridley Scott me protagonist Joaquin Phoenix. Duket se do të jetë ndër më të mëdhenjtë filma lufte të prodhuar ndonjëherë. Filmi do të ketë premierën zyrtare në 22 nëntor 2023 dhe më pas do të shfaqet në Apple TV Pluss. “Napoleon-i” do të zgjasë 157 minuta por regjisori Ridley Scott ka njoftuar se do të bëjë publik edhe një version të gjatë mbi 4 orë, të montuar sipas shijes së tij.

Një tjetër film i shumëpritur është “Ferrari”, i Michael Mann me një kast aktorësh të mirënjohur si Adam Driver, Penelope Cruz, Patrick Dempsey, Gabriel Leone etj. “Ferrari” do të shfaqet në kinematë amerikane natën e Krishtlindjes. Ndërsa “Maestro” që sjell një Bradley Cooper të transformuar fizikisht si kompozitori e dirigjenti me famë botërore Leonard Bernstein, do të shfaqet në datën 20 dhjetor.

Një tjetër film që ia vlen të shihet është “Poor Thing” i Yorgos Lanthimos. Filmi pati premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, ku rrëmbeu ‘Luanin e Artë’. Filmi i përket zhanrit “black comedy” dhe në kast ka yje si Emma Stone, William Dafoe etj. Këtë fundvit vjen edhe një prodhimi i regjisores Sofia Coppola, “Priscilla”, bazuar në librin me kujtime rreth Elvis dhe Priscilla Presley. Filmi u shfaq fillimisht në Venecia ku mori një kandidim për regjinë më të mirë si dhe fitoi çmimin për ‘aktoren më të mirë’.