Celebrities Gossip Showbiz

U harrua përfundimisht Miley Cyrus, Liam së shpejti drejt altarit me të dashurën e tij britanike!

Ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Miley Cyrus, aktori Liam Hemsworth, është në ditët e tij më të lumtura teksa thuhet lart e poshtë se së shpejti ai dhe e dashura e tij Gabriella Brooks do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një martesë.

Dyshja jetojnë së bashku në Los Angeles dhe janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Rikujtojmë se Liam dhe Miley patën një histori të stuhishme dashurie: u dashuruan, u ndanë, u pajtuan, bënë dasëm, u divorcuan. Dy vjet më vonë, ylli i “Hunger Games” duket se ka gjetur qetësinë pranë britanikes 31 vjecare Gabriella Brooks.

Të dy ata janë bashkë që nga dhjetori 2019, ndërsa miqtë thonë se familja e tij e adhuron Gabriellën. Rikujtojmë, se në një intervistë për Joe Rogan, ylli i muzikës, Miley Cyrus kujtoi edhe një herë divorcin e saj të vështirë nga aktori hollivudian.

Të divorcoheshe publikisht ishte si një lojë e frikshme mendore nga e cila nuk mund të dilje pa dëme. Ka ndikuar kaq shumë tek unë dhe media më ka shkatërruar e më ka portretizuar si një njeri i keq.

Miley shtoi se pas finalizimit të divorcit ka qëndruar gati 1 vit ‘single’ dhe ishte një ndër vendimet më të mira që ka marrë deri tani. Së fundmi gjithashtu, artistja ka rrëfyer se njerëzit e komentojnë shpesh atë për zërin.

Gjithë jetën time edhe pse kam marrë trajnime për zërin dhe shumë eksperienca të tjera, prap më thonë: ‘Pse tingëllon si burrë kur flet? Ku e ke falseton? Pse nuk e kap oktavën e lartë të ‘Party in the U.S.A”.