Celebrities Love & Sex Showbiz

U konfirmua nga vetë ikona e muzikës! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fejohen!

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë gati të martohen! Dyshja, të cilët rikthyen romancën e tyre vitin e kaluar janë fejuar tani dhe këtë e konfirmoi për PEOPLE një përfaqësues i Lopez. Ajo zbuloi përditësimin emocionues në një e-mail të së premtes në mbrëmje për rrethin e saj të brendshëm. Mesazhi për fansat përfshinte një klip ku Lopez mbante një diamant të madh, jeshil në gishtin e unazës, një imazh i të cilit u shpërnda edhe nga motra e saj në rrjetet sociale. Lopez parapriu “njoftimin e madh” me një video në Twitter po atë natë. Ajo zgjodhi që të thonte:

Kështu që unë kam një histori vërtet emocionuese dhe të veçantë për të ndarë…

Ajo gjithashtu shtoi një emoji unaze diamanti në llogarinë e saj në Twitter. Affleck së fundmi tregoi mbështetje për gruan e tij të ardhshme, duke e brohoritur atë me djalin e tij Samuel dhe vajzën e saj Emme ndërsa Lopez pranoi çmimin Icon në iHeartRadio Music Awards në muajin mars.

Lopez së fundi i tha PEOPLE se çfarë e bën lidhjen e tyre të ndryshme tani në krahasim me 18 vjet më parë, duke thënë:

Ne jemi më të rritur tani, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë tani dhe ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra.

Aktorja e filmit më të ri “Marry Me”, ndan binjakët 14-vjeçarë Emme dhe Max me ish-burrin Marc Anthony dhe Affleck, ndan tre fëmijë, Violet, Seraphina dhe Samuel me ish-bashkëshorten Jennifer Garner. Këngëtarja e hitit “Cambia El Paso” shpjegoi gjithashtu se:

Është një rezultat shumë i bukur që kjo ka ndodhur në këtë mënyrë dhe në këtë kohë të jetës sonë ku ne mund ta vlerësojmë, festojmë ta respektojmë njëri-tjetrin. Ne e kemi bërë gjithmonë, por kemi edhe më shumë një vlerësim sepse e dimë që jeta mund të të çojë në drejtime të ndryshme ndonjëherë. Ne kemi qenë në lojë në sytë e publikut për një kohë të gjatë për të ditur se kush jemi si njerëz dhe çfarë ka me të vërtetë rëndësi dhe çfarë nuk ka rëndësi. Ne kemi fëmijë dhe e respektojmë njëri-tjetrin… Ne me të vërtetë jetojmë jetën në një mënyrë për të cilën ne mund të jemi krenarë dhe fëmijët tanë mund të jenë krenarë për ne. Ne thjesht veprojmë nga një vend dashurie dhe respekti për të gjithë në jetën tonë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Ne e dimë se cila është e vërteta dhe ne e mbajmë të shenjtë.

Lopez dhe Affleck më parë filluan të takoheshin në korrik 2002 dhe u fejuan atë nëntor përpara se të shtynin dasmën e tyre të shtatorit 2003 vetëm disa ditë para datës. Ata përfundimisht e ndërprenë fejesën e tyre në janar 2004.
Ndërkohë që në lidhje me shansin e dytë që ata i dhanë njëri-tjetrit përsëri, Ben Affleck është shprehur se ka qenë një nga shanset më të bukura që i ka ndodhur në jetë.