Botë e Çuditshme Food & Drink

U mendua si një krijesë e pazakontë, por në fakt ishte një…

Oficerët e mirëqenies së kafshëve në Poloni u njoftuan për një krijesë të pazakontë që ndodhej në një pemë, në qytetin e Krakov. Një zonjë i telefonoi ata e shqetësuar, duke u thënë se nuk ishte e qartë nëse ishte një zog, zvarranik apo gjitar. Gruaja u tha autoriteteve:

Të gjithë kanë frikë prej tij! Njerëzit nuk po hapin dritaret sepse kanë frikë se do të hyjë në shtëpinë e tyre.

Tekse tregon ngjarjen “Inspektori Adam”, përshkruan se si telefonuesja këmbënguli se kafsha nuk ishte një zog i madh, duke sugjeruar se mund të ishte një iguana. Kur oficeri dhe kolegu i tij shkuan në pronën në Krakov për të zbuluar më shumë, pas një kërkimi të shkurtër, ata zbuluan se “krijesa kafe e ulur në një degë jargavani” ekzistonte me të vërtetë.

Por ajo nuk kishte këmbë dhe kokë siç e priste ajo. Ndërkohë që policët i kishte kapur e qeshura kur kishin zbuluar se ajo ishte një briosh.

Rikujtojmë, se deri në fund të vitit 2021, besohet se rreth 1.4 trilionë fotografi do të bëhen në të gjithë botën. Me një numër kaq të madh fotografish të bëra në një vit të vetëm, papritmas, të gjitha llojet e rastësive dhe imazhe të çuditshme ka shumë të ngjarë të ndodhin, qofshin ato të bebeve të porsalindura të lezetshme, kafshëve shtëpiake dhe madje, si në këtë rast, të momenteve ose gjërave që nuk ka gjasa të shihen përsëri ose të gjenden diku tjetër.