Celebrities Gossip Showbiz

“U ndjeva e diskriminuar”, Era Istrefi rrëfen situatën e famshme ku FIFA i kërkoi të fshijë foton duke bërë shqiponjën!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak javësh publikoi jo një, por plot dy këngë të reja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

E në një pauzë shumë të gjatë pa dhënë intervista, më në fund ekskluzivisht për episodin e fundit të ‘Më lër të flas’, artistja ka rrëfyer gjëra nuk i dinim më parë për të.

Fillimisht, Era na zbuloi se si arriti të merrte pjesë në finalen e Botërorit, një sukses ky tepër i madh në karrierën e saj që nuk është arritur nga asnjë artist tjetër i tregut tonë muzikor.

Më bënë ftesën, por më thanë mos u gëzo shumë sepse është një auditim me shumë konkurrent, diku 30 veta. Unë dhashë maksimumin e talentit dhe energjisë, gjithë çfarë pata. Punova 12 orë që ta perfeksionoja atë këngë, punova pak dhe me trurin e manifestova dhe ndodhi.

Gjatë performancës së saj, Era postoi një foto” në llogarinë e saj duke bërë shqiponjën, një veprim ky që nuk u pëlqye nga shumë shtete dhe që bëri shumë bujë asokohe.

FIFA më tha ta heq postimin prej Instagramit se është lëvizje politike. Të të tregoj të drejtën u lëndova pafund, qava sepse u ndjeva e diskriminuar. E hoqa pastaj, por pas një viti e riktheva prapë.

Si rrallëherë, artistja na tregoi për jetën e saj personale duke zbuluar nëse është apo jo në një lidhje.

Jo nuk jam, jam single. Nuk është ‘complicated’, nuk jam fare në një lidhje.