Tech

U nis si shaka, Tesla njeh kriptomonedhën Dogecoin!

Tesla, prodhuesi i makinave elektrike, i kryesuar nga miliarderi Elon Musk, ka filluar t’i lejojë njerëzit të blejnë mallra të markës duke përdorur Dogecoin, një kriptomonedhë e nisur fillimisht si shaka. Musk njoftoi zhvillimin në Twitter ditën e djeshme, një muaj pasi la të kuptohet që kriptomonedha do të pranohej për blerjen e produkteve që kompania e tij Tesla prodhon.

Lajmi e çoi vlerën e Dogecoin në rritje, megjithëse u rikthye më vonë në vlerat e mëparshme. Komentet e Musk kanë lëvizur shpesh çmimet e monedhave dixhitale, duke përfshirë Dogecoin dhe Bitcoin. Vlera e Dogecoin u rrit me 14% në një moment dhe kjo erdhi një muaj pasi Musk tha se Tesla do të testonte tokenin dixhital si një opsion pagese.

Por vlera e tij u rrit me rreth 4000% vitin e kaluar, pjesërisht e nxitur nga promovimi i Musk. Një investitor në token e ka quajtur atë “kripto e njerëzve” dhe tha se kompania e tij hapësinore SpaceX do ta pranonte atë si pagesë. Dogecoin nuk është e vetmja monedhë dixhitale që ka marrë vëmendjen e miliarderit.  Vitin e kaluar, çmimet e Bitcoin u rritën pasi Tesla tha se kishte investuar në monedhë dhe do të lejonte klientët të blinin makina me të. Por kompania më vonë e hoqi këtë ide.

Elon Musk ka investuar në botën e Bitcoin por ka theksuar dhe shqetësimin e tij se sa energji duhet për të prodhuar monedhën. Dogecoin është aktualisht e vetmja monedhë dixhitale që pranon Tesla. Rikujtojmë se në vitin 2021 ishin dhjetë sipërmarrës me asete mbi 100 miliardë dollarë dhe mbi 200 që kanë grumbulluar të paktën 10 miliardë pasuri. Ndër të gjithë, spikati themeluesi i Tesla-s, Elon Musk i cili e ka shtyrë veten drejt majave që vetëm John D. Rockefeller kishte arritur në fillim të viteve 1900.

Musk e mbylli vitin 2021 me vlera të krahasueshme: 273.5 miliardë dollarë, 75% më shumë se 2020, falë performancës së shkëlqyer të Tesla-s së tij në bursë. Në vendin e dytë në distancë është Jeff Bezos (194.2 miliardë) i cili e filloi vitin 2021 në krye, por u tejkalua nga Musk sepse Amazon u rrit vetëm me 2% në vit.