Botë e Çuditshme Film & Tv Gossip

U shtir si kufomë në TikTok dhe kështu arriti të fitojë rolin në serialin e famshëm!

Për 321 ditë u shtir si kufomë në TikTok me qëllimin e vetëm për t’u vënë re nga bota e televizionit dhe kinemasë dhe më në fund ia arriti qëllimit. Josh Nalley, një 42-vjeçar nga Kentaki, tashmë do të jetë i pranishëm në sezonin e ri të serialit CSI: Vegas, ku do të bëjë atë rol që bën më së miri, do luajë të vdekurin. Një nga producentët e serialit tha për gazetën ‘The Post’ se:

Rrallëherë gjejmë një aktor kaq të përgatitur për të luajtur rolin e një kufome si Josh.

Ndërkaq, aktori i kufomave tha për Courier Journal se:

Nuk më pëlqen të flas në kamera, por mund të shtrihem dhe të hiqem sikur kam vdekur shumë lehtë. Pasi e kam bërë këtë gjë në më shumë se 300 postime dhe dita ditës jam përmirësuar.