Celebrities Gossip Showbiz

“Unë e shoh që nuk e marr dot…”, ja kush dëshiron Qetsori të jetë fituesi!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Gjatë një bisede me Nitën, Qetsori u shpreh se nuk mendon se është fitues, ndoshta as finalist dhe dëshiron që fitorja të shkojë në Kumanovë, pra fituesja e këtij edicioni të jetë Nita.

Qetsori: Atëherë, unë në gjithë këtë situatë, dëshira është që fitorja të shkojë në Kumanovë, shkurt fare. Që të shkojë një situatë e tillë në Kumanovë dhe ta bësh atje festën e fitores. Unë e shoh që nuk e marr dot dhe le ta marrë dikush që unë dua. Meqenëse Kristi nuk pranon të negociojë, Kristi nuk ia ka idenë lekëve, fitores.

Jemi shumë afër finales së madhe dhe mbarimit të këtij edicioni të “BBV2” e ditën e sotme Arbana Osmani ka postuar një video nga të gjitha prapaskenat e spektakleve deri më tani, çdo ‘look’ të saj, momente me opinionistët etj.