Celebrities Gossip Showbiz

Ups! Megi Pojani ndan me ndjekësit video-n duke u puthur në buzë me një vajzë…

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Tepër aktive në rrjete sociale, Megi sigurohet që të ndajë me ndjekësit e saj thuajse çdo moment të ditës së saj, duke nisur nga kujdesi për veten, rutinën e saj e shpesh dhe momente shumë ‘funny’. Më i fundit në fakt është një video paksa provokuese ku ka treguar se vajzat kur janë të dehura mund të puthen me njëra-tjetrën dhe pikërisht këtë ka bërë dhe prezantuesja me mikeshën e saj më të ngushtë.

E duket se përpos gjithë këtyre postimeve, prezantuesja ka nevojë dhe për ‘hapësirën e saj personale’ në rrjete sociale andaj ka hapur së fundmi një llogari në Instagram ku ndiqet nga shtatë veta. E në këtë persona janë dy motrat, shoqet e saj dhe gjejeni pak se kush? Endri Çekiçi

Epo, besojmë se nuk ka më nevojë që Megi ta provojë me fjalë se është në një lidhje me të.