Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Ushqimi më i shijshëm dhe më i preferuar i juaji ama duhet të dini diçka për patatet!

Ato janë ushqimi më i shijshëm dhe më i preferuar i thuajse të gjithë njerëzve, sidomos i të rinjve dhe fëmijëve. E kemi fjalën për patatet ku shumë njerëz i pëlqejnë pure, të ziera ose të skuqura. Ndërkaq, patatet që kanë marrë ngjyrë të gjelbër janë të rrezikshme. Ato përmbajnë nivele të larta të solaninës, një toksinë që mund të shkaktojë dhimbje koke dhe probleme neurologjike.

Të gjitha patatet prodhojnë sasi të vogla solanine si një formë insekticidi natyral për t’u mbrojtur. Por patatet që i nënshtrohen ekspozimit të zgjatur ndaj dritës dhe temperaturave të larta mund të prodhojnë sasi jashtëzakonisht të mëdha solanine. Ngjyra e gjelbër shkaktohet nga nivele të ngjashme të larta të klorofilit, i cili prodhohet në të njëjtën kohë.

Në këtë foto në të majtë shihni një patate që ka marrë ngjyrë të gjelbër shumë pak dhe është e sigurt për t’u ngrënë dhe në të djathtë një patate që është bërë shumë e gjelbër dhe duhet hedhur. Një patate e gjelbër pothuajse gjithmonë përbën rrezik për shëndetin tuaj dhe prandaj duhet shmangur gjithmonë.

E keni menduar ndonjëherë çfarë përfitimesh shëndetësore na sjell konsumimi i patateve? Shëndeti juaj i zorrëve mund të përmirësohet. Nëse jeni të shqetësuar se konsumimi i patateve të nxehta rrit nivelin e sheqerit në gjak, lërini ato të ftohen para se të hani. Kur hani patate të nxehta, niseshteja e tyre tretet shpejt në glukozë, e cila rrit sheqerin në gjak.