Celebrities Gossip Showbiz

Ermal Fejzullahu jep mesazhin e fuqishëm për bullizmin!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë.

Përpos muzikës, artisti nuk është bërë kurrë pjesë e portaleve për sa i përket skandaleve apo thashethemeve. Gjithashtu nuk është bërë shpesh pjesë e intervistave, por në një të dhënë së fundmi, ka treguar pak nga jeta e tij duke na dhënë kështu dhe një mesazh shumë të rëndësishëm lidhur me një fenomen shumë problematik të ditëve tona. Ermali zbuloi se dikur ka luajtur basketboll, por u mor shumë pak me këtë sport dhe shkak për këtë u bë mbipesha. Ai gjithashtu tregoi se lidhur me këtë është bullizuar gjatë jetës së tij.

Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi i ka lënë shumë me komplekse, sepse këtu fatkeqësisht nganjëherë s’mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë. Nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse ka shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashaluq. Kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta s’e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje.

Sukseset e koncertet e tij sjellin vlera monetare të mira, e sidomos kur bëhet fjalë për një artist si Ermali. Disa muaj më parë, ai ka publikuar një Instastory ku ka treguar se ka investuar duke blerë një vilë të re tejet luksoze në një nga lagjet më të mira të Prishtinës. Ermali ka treguar se vila e tij është në ndërtim e sipër.