Gossip

Nga ekrani te altari? Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet për fejesë dhe dasmë?

Historia e dashurisë së Endri Priftit dhe gazetares Ola Bruko nuk është më thjesht një romancë e lindur përpara kamerave. Ajo që nisi si një bashkëpunim televiziv, sot po shndërrohet në plane konkrete për një të ardhme së bashku, duke hyrë në një fazë të re dhe shumë të rëndësishme.

Së fundmi, çifti foli për herë të parë hapur për marrëdhënien e tyre dhe për hapat që po planifikojnë. Pa hezitim, Endri Prifti konfirmoi se fejesa dhe martesa janë pjesë e planeve të tyre të afërta, madje duke theksuar se gjithçka do të bëhet “zyrtarisht dhe me të gjitha adetet”.

I pyetur nëse do të ketë një propozim, Endri u përgjigj me bindje:

Patjetër që do të ketë!

Ai shtoi se çifti ka në plan jo vetëm fejesën, por edhe një dasmë të plotë tradicionale, duke lënë të kuptohet se gjithçka është menduar me kujdes.

Nga ana tjetër, Ola Bruko u shpreh se edhe pse ende nuk ka unaza, gjithçka do të vijë gradualisht dhe në mënyrë natyrale.

Do vijë avash-avash

-tha ajo, ndërsa Endri e cilësoi propozimin si diçka që do të ndodhë spontanisht.

Deklaratat e tyre kanë ngjallur menjëherë reagime pozitive nga publiku, duke e kthyer çiftin në një nga historitë më të komentuara të momentit. Nga ekrani televiziv te dasma, duket se Endri dhe Ola janë gati për hapin më të madh të jetës së tyre.