Celebrities Gossip Music Showbiz

Vëllezërit Veshaj dhe Ermal Fejzullahu në një bashkëpunim?

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lansuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime. Këngët deri më tani i janë dedikuar historisë së dashurise së Donaldit dhe Borës, ku kënga më e fundit e publikuar titullohet “Picasso”.

Së fundmi Romeo na ka bërë të gjithëve të dyshojmë me postimin e tij të fundit në Instastory. Ai ka postuar një foto teksa duket i shoqëruar me këngëtarin shumë të njohur, Ermal Fejzullahu, duke na bërë kështu të dyshojmë se mund të ketë një bashkëpunim mes tij dhe binjakëve në të ardhmen.

Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentuar. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që do jetë ҫdo të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.