Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e ish-presidentit Donald Trump ndodhet në Shqipëri, pas Sarandës ja cilin vend ka vizituar!

Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët e huaj, të cilët çdo vit po shtohen. Madje edhe vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumo, Ivanka, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar disa ditë pushime.

Fillimisht biznesmenia e njohur amerikane ka vizituar Sarandën. Ky detaj u zbulua përmes disa fotove të bëra virale nga mikesha e ngushtë e babait të saj, Ildiko Varga.

Por ajo nuk është mjaftuar me kaq, me jahtin e tyre Ivanka bashkë me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, kanë mbërritur në bregdetin e Jalës për të kaluar këto ditë të nxehta vere, që në fakt kanë pushtuar pjesën më të madhe të globit.

Siç duket vajza e ish- presidentit qenka mrekulluar nga Shqipëria pasi edhe vitin e kaluar ajo erdhi dhe vizitoi Përmetin, Kepin e Rodonit, Butrintin dhe ishullin e Sazanit nën shoqërinë e bashkëshortit dhe Naser Al Kalif i cili është presidenti i PSG-së.