Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e madhe e të ndjerit Kobe Bryant në rrezik, kërkon urdhër-mbrojtjeje!

Vajza e madhe e Kobe Bryant, Natalia Bryant, ka kërkuar një urdhër ndalimi ndaj një burri që ajo thotë se i ka dërguar mesazhe ngacmuese si dhe e ka përndjekur. Në dokumentet gjyqësore të depozituara në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angelesit Bryant tha se një burrë 32-vjeçar i quajtur Dwayne Kemp e ka përndjekur me armë.

“Unë nuk ndihem e sigurt”, i tha ajo gjykatës, duke shtuar se kurrë nuk është takuar ose ka pasur kontakte me Kemp, i cili beson se ata janë duke dalë me njëri-tjetrin. Bryant tha se Kemp së pari bëri një përpjekje për ta kontaktuar atë në vitin 2020.

Natalia tha se ai i dërgoi asaj një mesazh në Instagram që përfshinte një fotografi të të ndjerit Kobe Bryant me mbishkrimin “Faleminderit që ai të lindi, shpresojmë që ne mund ta lindim atë… Kobe”, me nënkuptimin se ata do të kishin ‘një Kobe’ si fëmijë bashkë”.

Bryant i tha gjykatës që Kemp i dërgoi asaj një mesazh tjetër më 23 tetor 2022, ku shkruhej: “Të dua dhe më fal”. Sipas dokumenteve të gjykatës, Kemp është arrestuar dhe/ose dënuar në të paktën katër raste, në një rast që përfshin mbajtje të armëve të zjarrit.

Kemp ka kërcënuar të blejë një AK-47 dhe një Glock plotësisht automatik. Autoritetet me Departamentin e Policisë së Los Angelesit janë përfshirë në hetim dhe rekomandojnë që të jepet urdhri i ndalimit. Bryant i ka kërkuar gjykatës t’i lëshojë Kempit një urdhër ndalimi që do ta detyrojë të qëndrojë 200 metrash larg vendbanimit të saj, punës, shtëpisë dhe automjetit.

Bryant, është vajza më e madhe e ikonës së ndjerë të NBA-së, Kobe dhe Vanessa Bryant të cilët janë gjithashtu prindër të të ndjerës Gigi, Biankas, 5-vjeçe dhe Capri, 3-vjeçe. Rikujtojmë, se në muajin qershor u bë e ditur se familja e Kobe Bryant dhe ajo e viktimave të rrëzimit të helikopterit në kodrat e Calabasas në janar të vitit 2020, ku humbën jetën ylli i basketbollit të NBA-së, vajza e tij 13-vjeçe Gianna dhe 7 persona të tjerë, arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund procedurave ligjore kundër pilotit dhe kompanisë së avionit, siç raportohej nga mediat amerikane.