Health & Beauty

Vajza, nëse i përkisni këtij grupi gjaku jeni më të ekspozuara ndaj rrezikut për sterilitet!

Hulumtimet kanë treguar që gratë që kanë grupin e gjakut 0 kanë më pak rezerva të vezëve sesa gratë me grup tjetër të gjakut. Ekspertët amerikanë kanë zbuluar se te gratë të cilat kanë grupin e gjakut O, rreziku nga vështirësia e mbetjes shtatzënë është i dyfishtë në raport me gratë me grup tjetër të gjakut. Në bazë të kësaj, këshillojnë ekspertët, gratë do të mund të marrin vendimin se a duhet t’i kushtohen karrierës apo formimit të familjes.

Rezervat e vezëve të shëndosha gjatë viteve zvogëlohen. Ekspertët kanë konstatuar që gratë me grupin e gjakut A dhe AB janë të mbrojtura nga mungesa e vezoreve të shëndosha. Mirëpo, te ato me grupin e gjakut 0 është rreziku i shtuar i zvogëlimit të rezervave të vezëve. Gratë me grupin e gjakut O nuk kanë antigjenet A dhe B. Lidhja midis grupit të gjakut dhe vështirësive të caktuara shëndetësore tashmë është e njohur. Te njerëzit me grupin e gjakut A dhe AB është i shprehur rreziku më i madh nga sulmi në zemër apo në tru, ndërsa te ata me tipin O është i shprehur rreziku më i madh nga artritisi dhe infeksionet e caktuara të lukthit.