Celebrities Gossip Showbiz

Varësia nga interneti është shenjë e psikopatisë?! Flasin ekspertët!

Varësia nga interneti e ‘ushqen’ depresionin. Ekspertët insistojnë të jemi më vigjilent rreth mënyrës se si njerëzit veçanërisht adoleshentët përdorin internetin. Për të eksploruar këtë çështje, një ekip i psikiatërve ka monitoruar 254 studentë të Universitetit McMaster në Ontario, Kanada.

Ata kishin përdorur një mjet të quajtur Testi i Varësisë nga Interneti (IAT), i cili ishte krijuar në vitin 1998. Hulumtuesit kishin zbuluar se 33 studentë ishin të varur nga interneti. Personat e varur nga interneti nuk kishin mundur ta largonin veten nga sajtet e rrjeteve sociale dhe vazhdimisht shikonin video të ndryshme dhe shkëmbenin mesazhe me miqtë. Përveç kësaj, të varurit nga interneti kishin pasur probleme t’i përmbaheshin edhe rutinës ditore, duke rënë në grackat e depresionit, duke dështuar të kushtojnë vëmendje dhe të mos e menaxhojnë kohën siç duhet.

Ndërkaq, fëmijët nën 18 vjeç në Kinë nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në internet në telefonat e tyre smartfonë gjatë natës dhe koha që ata mund të jenë online gjatë ditës do të jetë e kufizuar, sipas legjislacionit të ri kundër varësisë ndaj internetit. Bazuar në këto kufizime, asnjë i mitur në Kinë nuk do të mund të hyjë në internet nëpërmjet një celulari nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit .