Aktualitet

Vdekja e Laer Kurtit, pezullohen 3 policë deri në përfundim të hetimeve!

3 policë të patrullës së përgjithshme të komisariatit nr 3 janë pezulluar nga detyra. Ata kanë qenë në detyrë në momentin kur kanë ndaluar të ndjerin Laer Kurti.

Dëshmitë e efektivëve janë administruar nga agjencia e mbikqyrjes policore e cila tha një ditë më parë se nga provat e grumbulluara, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk janë evidentuar veprime të kundraligjshme.

Pezulimi është një masë e përkoshme për sa kohë policia është palë e hetuar për ngjarjen dhe efektivët duhet të jenë në dispozicion të hetimit.

AMP dhe prokuroria në konluzionet paraprake thanë se nga autopsia ka rezultuar se 32 vjeçari Laer Kurti kishte gëlltitur një qese të dyshuar me lëndë narkotike, por pa specifikuar nëse kjo ishte arsyeja që i mori jetën.

Gjatë hetimit të rastit janë sekusestruar edhe pamjet filmike të 5 biszneseve në rrugën ‘Riza Çuka’ dhe ‘Don Bosko’ ku u ndoq dhe u ndalua viktima.

Laer Kurti humbi jetën pas shoqërimit nga policia e cila e dërgoi në spitalin e traumës pa shenja jete.