Auto & Moto

Vendosni çipat gjurmues AirTags dhe thuajini ‘lamtumirë’ vjedhjes së makinave!

Kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams dhe departamenti i tij i policisë iu kanë kërkuar banorëve të ndihmojnë në luftimin e vjedhjes së automjeteve në qytet duke vendosur çipat gjurmues Apple AirTags në makinat e tyre. Çipat AirTags janë pajisje të vogla rrethore gjurmuese që lejojnë përdoruesit të monitorojnë vendndodhjen e sendeve të tyre përmes aplikacionit “Find My” në iPhone-ët e tyre.

Nëse një automjet vidhet me një AirTag brenda, banorët do të jenë në gjendje të gjurmojnë makinën e tyre dhe të punojnë me oficerët e policisë për ta marrë atë.

Apple i shet çipat AirTag duke filluar nga 29 dollarë dhe Adams tha se një organizatë jofitimprurëse në New York ka dhuruar 500 pajisje për t’i shpërndarë falas te banorët. Departamenti i Policisë së Qytetit të New York-ut ndau një video së fundmi duke demonstruar se si banorët mund ta përdorin një AirTag për të mbrojtur automjetet e tyre.