Celebrities Gossip Showbiz

“Versioni për moralistët”, Ronela Hajati nuk ndal ‘thumbat’ ndaj kritikëve!

Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve zyrtarizoi fituesin e festivalit të 60.

Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit pas të cilit do të na përfaqësojë në Eurovizion 2022.

Megjithatë, padyshim që në konkurse të tilla ka njerëz të pakënaqur me përzgjedhjen dhe kjo gjë sjell edhe komente apo kritika negative. Si njerëz të thjeshtë, ashtu edhe disa artistë janë shprehur kundër fitores së Ronelës. E edhe pse nuk kanë munguar kundërpërgjigjet e saj, bukuroshja duket se do që t’ja ‘mbylli gojën’ ashtu siç duhet kritikëve.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, në mënyrë shumë ironik ajo ‘ka kënduar pak nga kënga e saj’ dhe krahas ka shkruar:

Versioni për moralistët

Krah Ronelës publikisht, para disa ditësh ka dalë dhe një ish- përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe.

E pushtuar nga emocionet Ronela ua dedikoi çmimin e parë prindërve të saj të cilëve u premtoi që do i bënte edhe më shumë krenarë.

Pasues i Ronelës me vendin e dytë, u shpall Alban Ramosaj me këngën dhe baladën ‘Theje’ i cili emocionoi jo pak publikun. Gjatë fjalës së tij Ramosaj ‘porositi’ Ronelën të sillte kupën e Eurozionit në shtëpi pasi e uroi për fitoren.