Botë e Çuditshme Food & Drink

Vetëm 150 shishe, del në shitje uiski më i shtrenjtë në botë!

Së fundmi një uiski japonez shumë i rrallë ka dalë në shitje për plot 50 000 dollarë. Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes distilerisë Karuizawa dhe artistit David Stanley Hewett, që kanë krijuar pijen e rrallë që quhet Acclaim. E mbyllur prej dy dekadash, kjo distileri është rikthyer me atë që e quan uiskin më të rrallë në botë.

Seti prej 3 shishesh është e mbyllur në një kuti të zbukuruar me flori, ndërsa shishet janë punuar me dorë nga artisti, i cili ka punuar vepra për Ambasadën Amerikane në Tokio dhe për Hotelin Okura. “Uiski Acclaim është bashkimi i uiskit luksoz japonez dhe artit të rafinuar, duke e bërë atë shumë të çmuar për koleksionistët”,-thotë drejtori i kompanisë që e shet. Uiski është prodhuar vetëm në 150 shishe, në 50 sete nga 3 shishe, me secilin set që kushton 50 000$.