Bota

Vetëm katër ditë në dispozicion për t’u larguar nga duart e talebanëve, ja çfarë paralajmërohet!

Mijëra afganë mund të lihen në Kabul ndërsa ministrat kërkojnë të zgjasin afatin për fluturimin e fundit të evakuimit britanik përtej të martës. Sipas mediave britanike, Mbretëria e Bashkuar po i bën thirrje presidentit amerikan Joe Biden, të vonojë tërheqjen e forcave amerikane nga aeroporti për të ndihmuar me transportin ajror të 6,000 shtetasve britanikë dhe vendas nga qyteti i kontrolluar nga talebanët.

Burimet qeveritare theksuan se nuk kishte gjasa që britanikët të liheshin në Kabul, por thanë se deri në 2,000 qytetarë afganë mund të humbisnin një shans të tillë. Mendohet se ministrave u është thënë se fluturimi i fundit britanik i evakuimit nga Kabuli, mund të ishte të martën, për të krijuar një tërheqje të rregullt dhe për të lejuar ushtarët të dilnin jashtë.

Sidoqoftë, një burim i lartë qeveritar ka thënë për mediat se:

Njerëzit do të lihen pas. Pyetje është se sa do të lihen. Mund të jenë mijëra. Unë nuk mendoj se njerëzit e kanë kuptuar shkallën e rrezikut.

Një burim tjetër vuri në dukje se nëse fluturimet ndalen të martën, ekziston mundësia që deri në 2,000 afganë të mbesin në duart e talebanëve. Deri më tani 12,000 të huaj dhe afganë që punojnë për ambasadat dhe grupet e ndihmës ndërkombëtare, janë evakuuar nga Kabuli ndërsa 12 kanë vdekur në aeroport.

Në një paralajmërim të ri të sigurisë, ambasada amerikane u tha qytetarëve të mos udhëtojnë në aeroportin e Kabulit pa udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane, duke përmendur kërcënimet e mundshme të sigurisë jashtë portave të saj.

Rikujtojmë se, kryeministri britanik, Boris Johnson tha së fundmi se Britania do të bashkëpunojë me talebanët nëse është e nevojshme. Johnson gjithashtu mbrojti Ministrin e Jashtëm Dominic Rabb, i cili është kritikuar për trajtimin e situatës në Afganistan dhe tha se i beson atij në mënyrë absolute.