Bota

Boris Johnson: “Britania e madhe do të bashkëpunojë me talebanët nëse është e nevojshme!”

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha së fundmi se Britania e Madhe do të bashkëpunojë me talebanët nëse është e nevojshme. Johnson gjithashtu mbrojti Ministrin e Jashtëm Dominic Rabb, i cili është kritikuar për trajtimin e situatës në Afganistan dhe tha se i beson atij në mënyrë absolute.

Ajo për të cilën dua t’i bind njerëzit është se përpjekjet tona politike dhe diplomatike për të gjetur një zgjidhje për Afganistanin, nëse është e nevojshme me talebanët, do të vazhdojnë.

Qeveria britanike tha se kishte evakuuar 1,615 njerëz që nga e shtuna e kaluar ndërsa kryeministri tha se situata në aeroportin e Kabulit ishte përmirësuar. Talebanët tashmë prej dy javësh kanë marr kontrollin e shtetit afgan pas një periudhë njëvjeçare të udhëheqjes së këtij vendi nga shtetet perëndimore.

Rikujtojmë se, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden zotohet se do të sjellë në shtëpi çdo amerikan që dëshiron të largohet nga Afganistan. Pavarësisht këtij zotimi, Biden nuk premton se si do të përfundojë operacioni i gjerë i evakuimit. Momentalisht fluturimet nga Kabuli janë bllokuar pasi Presidenti informoi se po avanconin me evakuimet në pikat e tranzitit.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken thotë se 13 vende kanë pranuar deri tani të strehojnë, të paktën përkohësisht, refugjatë afganë të evakuuar dhe se të paktën 12 vende kanë pranuar të veprojnë si rrugë tranziti për të evakuuarit, ndër ta dhe amerikanët. Ndër vendet tranzit përfshihet Bahreini, Danimarka, Gjermania, Italia, Kazakistani, Kuvajti, Katari, Taxhikistani, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania dhe Uzbekistani.