Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm pak orë para dasmës me Luizin, Kiara Tito përshkruan emocionet e saj!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

“Big Brother Vip” ka mbaruar tashmë me shpalljen e fituesit të madh këngëtarin Luiz Ejlli. Nata finale ishte e tejmbushur me emocione. Të gjithë ish-banorët ishin pjesë e tapetit të kuq ku dhanë intervista ekskluzive për TAR. Kiara Tito ka përshkruar emocionet e forta që ndjen, vetëm pak çaste para dasmës me Luizin.

Ndjehem shumë e emocionuar. Kjo është nata më e bukur e jetës time.

Ajo nuk ka zbuluar shumë gjëra atë natë, por ka përmbledhur gjithçka me një fjalë.

Nuk mund të zbuloj shumë gjëra, pasi do ia lemë natës. Me një fjalë, magjike!