Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Efi Dhedhes ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e luan Topi” me moderatore Erjona Rusi, ku ka folur rreth jetës së saj tani pas mbarimit të “BBV2”, projekteve të ndryshme dhe marrëdhëniet me ish-banorët e tjerë. E pyetur se si ka ndryshuar jeta e saj pas daljes nga “BBV2”, Efi është shprehur se dëshiron më shumë të qëndroj vetëm dhe se shumë njerëz nga jeta e saj janë distancuar me të.
Nuk besoj shumë njerëz, më ka ndryshuar dalja e dytë… thjesht e dija se do vinte një ditë se me kanë thënë që njerëzit që ke pranë do pakësohen dhe do mbeten shumë pak njerëz dhe tani ka ndodhur dhe po flasim për njerëz që kanë qenë para Bigut, më duhet pak kohë të vërtetoj mendimet e mia thjesht nuk janë më gjërat njësoj…
Dea Mishel ishte e ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj, projektet etj. Gjatë një loje Dea ishte e detyruar të telefononte Efin për ta ftuar të takoheshin dhe pasi e pranoi sfidën dhe Efi pranoi që të takoheshin, Dea i tregoi se kjo ishte një sfidë nga “E Diell”, por që prap së prap do të takoheshin me të vërtetë.