Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Trendi “vetulla të bardha” transformimi i Kim Kardashian do t’ju lërë pa fjalë!

Bukuroshja, Kim Kardashian është një personazh që i kushton shumë vëmendje look-ut dhe veshjes së saj, e shpeshherë ka tërhequr vëmendje me foto provokuese.

Tepër e guximshme, Kim këtë herë surprizon me transformimin e saj, ‘zbardhjen e vetullave.’ Një trend ky që do të fiksojë vajzat.

Ditën e djeshme, Kim ka ndarë me fansat këtë proces në InstaStory në Instagramin e saj. Në fund, ajo ka treguar pamjen e saj perfekte, me vetulla të zbardhura në mënyrë të përkryer.

Vetullat e mia të bardha janë të lezetshme. Mua më pëlqejnë.

Megjithatë, ju që jeni fansa të look-ut të Kim mos u zhgënjeni. Në storyn pasardhëse ajo zbuloi se iu rikthye vetullave të errëta.

U ktheva me vetulla të errëta, mos u shqetësoni! -shkruan Kim.