Tech

Viber vjen me një funksion të ri!

Lideri global për mesazhe dhe komunikim zanor, Rakuten Viber e mbylli vitin 2023 me një sërë funksionesh të reja, të cilat forcojnë përkushtimin ndaj shërbimit të klientëve. Gjatë vitit të kaluar, Viber ka prezantuar një sërë produktesh dhe shërbimesh inovative që plotësojnë nevojat e përdoruesve të saj. Një nga shërbimet është Viber Plus, i cili ka debutuar si ofertë premium e kompanisë, duke u ofruar përdoruesve veçori të përmirësuara dhe opsione personalizimi.

Viber së fundmi ka prezantuar një përditësim krejt të ri të një veçorie të rëndësishme; folderët e personalizuar të bisedave. E krijuar në mënyrë specifike për ta bërë më të lehtë gjetjen e bisedave, kjo veçori po shpërndahet gradualisht te përdoruesit e mbarë globit. Fillimisht, përdoruesit e Viber do të jenë në gjendje të krijojnë deri në pesë folderë të personalizuar. Këta pesë folderë mund të jenë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe mund të përmbajnë biseda me miqtë, familjen dhe kolegët.

Gjithashtu, bëhet e ditur se nuk ka asnjë kufizim për numrin e bisedave që mund të shtohen brenda një folderi. Viber ka njoftuar se për të marrë funksionin e ri duhet të përditësoni pajisjien tuaj me versionin 22.0 ose tjetër version më të ri. Por, sipas kompanisë mund të duhen disa muaj që ky funksion të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Gjithashtu, Viber e ka bërë më të lehtë qasjen në fotografi, video dhe lidhje të përbashkëta. Kjo ka ndikuar që të ketë rritje të mesazheve të dërguara dhe të rritet numri i pjesëmarrësve në një bisedë. Vitin e kaluar, aplikacioni prezantoi edhe Viber for Business, duke i lejuar përdoruesit të zbulojnë informacione për biznese të ndryshme, gjë që e ka rritur besnikërinë e klientëve edhe më shumë.