Celebrities Live From Tirana

Video e saj teksa gatuan me Luiz Ejllin u bë virale, reagon në TAR Arjola Shehu!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja Arjola Shehu. Në një nga emisionet që Arjola ka pasur, emision dreke me tematikë gatimin ka qenë i ftuar këngëtari Luiz Ejlli. A e priste Arjola që kjo video e cila është publikuar gjithandej në rrjete sociale do të bëhej kaq virale?

Luizi përmendi një recetë franceze, pjepër me karkaleca. U bë virale video jonë, njerëzit filluan të më bënin tagg. U habita që pas aq shumë kohësh ajo video u rikthye në vëmendje. Por jo vetëm Luizin, kam pasur Kristin, Kiarën. Oltën nuk e kam pasur në emision asnjëherë, nuk e kam ftuar të jem e sinqertë sepse kam dëgjuar që nuk del në intervista.

Si po i duket edicioni i dytë i “BBV” Arjolës?

Vitin e kaluar sikur janë kënaqur më shumë, pak përmendej loja. Këtë vit me futjen e Luizit u harrua fakti që është një reality show. Kjo pjesë është bërë e lodhshme, ka qenë vetë faji i banorëve, kanë harruar ta shijojnë. E vetmja që më duket sikur po e shijon është Jori, sikur nuk ka hyrë për lojë.