Celebrities Gossip Music

Virale në rrjet kopertina e albumit të Drake, të gjithë po krijojnë meme me të!

Albumi i fundit i Drake, “Certified Lover Boy”, u publikua më 3 shtator dhe fansat kaq deshën. Kjo deri në momentin që Drake quajti R. Kelly si bashkë-tekstshkrues. Natyrisht, fansat janë pak të zemëruar, duke marrë parasysh gjithë historinë e tij. Këngëtari aktualisht është duke u gjykuar për trafikim seksual dhe abuzim.

“Certified Lover Boy” i reperit i cili është transmetuar miliona herë po frymëzon gjithashtu një numër po aq mbresëlënës të memeve. Arti i albumit, i projektuar nga artisti britanik Damien Hirst, përmban emoji të 12 grave shtatzëna me tone të ndryshme të lëkurës të veshura me ngjyra të ndryshme. Drake u dha fansave një vështrim të fshehtë të veprave të artit muajin e kaluar në mediat sociale kur ai njoftoi se albumi i tij i gjashtë do të publikohej.

Ndërkaq, këngëtari Lil Nas X njoftoi albumin e tij të ri duke postuar një imazh pothuajse identik me 12 burra shtatzënë. Ai zbuloi se albumi me titullin “Montero”, do të publikohet në 17 shtator dhe menjëherë pas këtyre postimeve reperi u përball më një lum kritikash nga fansat në rrjetet sociale. Dikush i shkroi se njerëzit janë të lodhur prej tij dhe se është shumë i shëmtuar.

The Maury Show postoi fotografi të Maury Povich me mbishkrimin Certified “You ARE the Father” Boy .

Saga e memeve vazhdon. Crocs gjithashtu…

Kompania teknologjike “Adobe” gjithashtu shfaqi një grup grash emoji që punonin me mjetet e tyre krijuese.

Rikujtojmë, se Certified Lover Boy” u bë albumi më i transmetuar i Spotify në një ditë të vetme. Albumi ka duete me artistë të tillë si Lil Durk, Ty Dolla Sign, Giveon Young Thug, Future, 21 Savage, Lil Baby, Yebba dhe Project Pat. Ditën e djeshme, Drake, ndau me fansat e tij në Instagram, një poezi që nëna e tij i shkroi para publikimit të albumit të tij dhe duhet thënë që ishte shumë emocionuese.