Bota

Vitaly Klitschko, simbol i rezistencës në Ukrainë: Na pret një natë e gjatë dhe e vështirë!

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se trupat ruse janë shumë pranë kryeqytetit, duke shtuar se qytetin e pret një natë e vështirë përpara.

“Situata tani është kërcënuese për Kievin, pa ekzagjerim. Nata dhe mëngjesi do të jenë të vështira”, tha Klitschko në adresën e postuar në kanalin e tij në Telegram.

“Trupat ruse janë shumë afër kryeqytetit. Grupet e sabotazhit po neutralizojnë ushtrinë dhe agjencitë ligjzbatuese në qytet. Urat janë nën mbrojtje dhe kontroll të veçantë. Në to po patrullojnë pajisje ushtarake dhe ushtarë të Forcave të Armatosura”, tha ai.

Klitschko shtoi se spitalet e Kievit janë në funksion të plotë, për t’u përballur me çdo rast.

“Ne po e bëjmë këtë për të mbrojtur Kievin. Falënderoj njerëzit e qytetit për gatishmërinë e tyre për të mbrojtur kryeqytetin dhe vendin, së bashku me njësitë e tjera të Forcave të Armatosura dhe agjencitë e zbatimit të ligjit.”

CNN raportoi më herët se zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se Kievi mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh, madje druhen se Moska mund të përdorë edhe bomba me vakum që janë më shkatërrueset, pas atyre nukleare.