Celebrities Gossip Showbiz

Vjen në jetë Frank Alfred Odysseus, Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë!

Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij Carrie kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, një djalë të cilit e kanë quajtur Frank Alfred Odysseus Johnson. Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik në një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ajo ndau foto të të porsalindurit.

Frankie është fëmija i tretë për zonjën Johnson dhe i teti për ish-kryeministrin. “Një javë me Frankie-n. Mirë se erdhe Frank Alfred Odysseus Johnson, i lindur më 5 korrik, në orën 09.15,”-shkroi ajo ndër të tjera ajo në postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carrie Johnson (@carrielbjohnson)

Ish-kryeministri britanik ka katër fëmijë nga martesa e tij me avokaten Marina Wheeler dhe një fëmijë me konsulenten e artit Helen Macintyre. Çifti pritën Frank Alfred Odysseus Johnson tre vite pasi Carrie solli në jetë fëmijën e saj të parë Wilfred.