Celebrities Gossip Showbiz

Voton edhe Olta Gixhari, por cilin zgjedh ish-banorja si kryebashkiak?

Shumë prej personazheve VIP në Shqipëri kanë votuar ditën e sotme në zgjedhjet lokale 2023 e këtë na e kanë treguar me disa postime në rrjete sociale duke nxitur edhe ndjekësit e tyre që të votojnë dhe të japin votën e tyre të lirë.

Një prej këtyre personazheve ka qenë edhe Olta Gixhari. “Votoni”, ka bërë thirrje aktorja në Instagramin e saj. Kujtojmë se pak ditë më parë Gixhari tregoi se vota e saj shkon për kandidatin e PS, Veliajn., por përmendim se pak vite më parë Olta shprehte publikisht simpatinë për Berishën e madje ajo ka një miqësi të ngushtë me nusen e djalit të tij, Armina Mevlanin.

Ndërkohë për të ndjekur në kohë reale pjesëmarrjen dhe rezultatet në lidhje me zgjedhjet lokale që zhvillohen sot në Republikën e Shqipërisë mjafton të klikoni në këtë link.