Aktualitet

Vrasja në ish-Bllok, gjykata lë të lirë Ervis Martinaj

Ervis Martinaj, i arrestuar si një nga protagonistët e vrasjes në ish-bllok ndodhur më 4 tetor të vitit të kaluar lirohet me garanci pasurore prej 5 milion lekësh. Në ngjarjen e 4 tetorit humbi jetën i riu Fabiol Gaxha, ndërsa të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Martinaj u la në burg deri në fund të hetimeve, duke hedhur poshtë disa muaj më parë, kërkesën e avokatëve mbrotjës për lirimin e klientit të tyre.