Tech

WhatsApp vjen me ndryshimin e ri!

WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të thirrjeve me video, por përdoruesit e tij ende nuk mund ta ndajnë ekranin e pajisjes së tyre me njerëzit me të cilët po flasin. WABetaInfo shkruan se kjo po ndryshon së shpejti dhe se aplikacioni do të bëjë ndarjen e ekranit gjatë telefonatave video që aktivizohet kur përdoruesi prek një ikonë të re që do të shfaqet në menunë e kontrollit të thirrjeve.

“WhatsApp do të ketë akses në të gjitha informacionet që janë të dukshme në ekranin tuaj gjatë regjistrimit ose transmetimit. Kjo përfshin informacione të tilla si fjalëkalimet, detajet e pagesës, fotot, mesazhet dhe audion që transmetohet në atë kohë”,-thuhet në paralajmërimin që shoqëron funksionin e ri.

Miliona njerëz në botë dërgojnë dhe marrin me miliarda mesazhe gjatë ditës me aplikacionin WhatsApp, i cili është duke bërë gati një ndryshim të madh. WABetaInfo ka zbuluar se aplikacioni në pronësi të META-s po punon për të bërë të mundur përdorimin e tij edhe pa numër telefoni. Përdoruesi do të jetë në gjendje të vendosë një emër unik dhe ta përdor atë pa pasur nevojë për një numër telefoni. Rikujtojmë, se Whatsapp gjithashtu ka prezantuar së fundmi mundësinë për të redaktuar mesazhet pas dërgimit.