Celebrities Love & Sex Showbiz

Will Smith habit përsëri me deklaratën e tij për bashkëshorten Jada Pinkett Smith!

Aktori i njohur Will Smith ka vendosur që dita-ditës të tregohet gjithnjë e më i sinqertë kur vjen puna për të treguar eksperiencat dhe përvojat e jetës së tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi me Oprah Winfrey për “The Oprah Conversation” të ‘Apple TV+’, aktori 53-vjeçar tregoi edhe disa detaje të reja në lidhje me martesën e tij me Jada Pinkett Smith.

Smith ka treguar se ata kishin kaluar një periudhë kohe të ndarë pasi në një episod të vitit 2020 në ‘Red Table Talk’, Pinkett Smith zbuloi se kishte pasur një lidhje me këngëtarin August Alsina gjatë kohës që ishte ende e martuar me Smith.

E dini, është vërtet qesharake. Nuk na pëlqen kurrë të ndahemi zyrtarisht.

Ylli i “Men in Black”, i cili po promovon kujtimet e tij në librin e tij më të ri edhe në versionin audio “Will”, tha se gjërat në martesën e çiftit arritën kulmin në shtator të vitit 2011 gjatë festës së ditëlindjes së 40-të të Pinkett Smith kur ai kaloi tre vjet duke planifikuar dhe që ajo nuk i pëlqente, gjë që çoi edhe në një luftë shpërthyese mes të dyve.

Ne e kuptuam se ishte një iluzion dhe një fantazi që ne mund ta bënim njëri-tjetrin të lumtur. Ne ramë dakord që ajo duhej ta bënte veten të lumtur dhe unë duhej ta bëja veten të lumtur. Më pas do t’i ktheheshim marrëdhënies tashmë të lumtur kundrejt kërkesës që personi tjetër të mbushte kupën tonë të zbrazët. Pra ne thjesht vendosëm: “Duhet të kuptosh se si të jesh i lumtur”. 

Kur Winfrey e pyeti Smithin nëse ai dhe Pinkett Smith mund të kishin partnerë të tjerë seksualë, aktori u përgjigj:

Ne flasim për gjithçka. Mendoj se vështirësia që njerëzit kanë dhe vështirësia në diskutimin e saj është se ata mendojnë vetëm për seksin. Njerëzit po përpiqen të vënë diçka mbi të: “Will dhe Jada, çfarë bëjnë me njerëzit e tjerë?” ndërkohë që Will dhe Jada nuk po bëjnë asgjë shumë. Por qëllimi nuk është një qëllim seksual. Është shpirtëror. Ne do ta duam njëri-tjetrin pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodhë. Meqenëse po flasim për të, Oprah, le të flasim vetëm për këtë: Asnjë grua nuk mund të më bëjë të lumtur, kështu që nuk kam nevojë të kërkoj një që të përpiqet që të më bëjë të lumtur. Asnjë mashkull nuk mund ta bëjë të lumtur Jade, kështu që ajo nuk ka nevojë të shkojë të kërkojë një person për ta bërë atë të lumtur. Ne të dy e dimë këtë. Nuk ka asnjë person që do ta bëjë atë të lumtur. Dashuria është vendi më i frikshëm ku do të përpiqesh të hysh ndonjëherë. Dashuria e vërtetë. Ajo dashuri e pakushtëzuar. Të jesh në gjendje të hapësh një zemër të thyer përsëri.