Celebrities Showbiz

Xhemi vjen me një look të ri, Olta Gixhari i bën komentin epik: “As kështu nuk u shëmtove”

Xhemi Shehu është një ndër ato personazhe televizive që edhe pse ka pak kohë që është shkëputur nga ekrani, na mungon shumë. Tashmë ajo nuk është më pjesë e spektaklit “Portokalli” si prezantuese krah Salsano Rrapit, por vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale.

Në këtë mënyrë ajo po qëndron pranë publikut dhe fansave që e duan shumë. Xhemi ndan momente të ndryshme nga jeta e saj dhe gjithmonë u shton postimeve në Instagram nota humori. Së fundmi, ajo na ka treguar një ndryshim që ka bërë në ngjyrën e flokëve, nga bionde në karrotë, apo ‘portokalli’ siç e kanë quajtur disa persona në komente duke e lidhur këtë ndryshim me emisionin e humorit në Top Channel ku ajo ka qenë pjesë prej vitesh.

Gjithsesi, nuk kanë munguar komentet as nga miqtë e kolegët e saj për këtë pamje të re dhe komentin më epik e fiton Olta Gixhari e cila shkruan: “As kështu nuk u shëmtove”. Po ju çfarë mendoni për pamjen më të re të bukuroshes?

https://www.instagram.com/p/CNAGqYMh8rp/