Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Xhensila Myrtezaj na tregon sekretin e saj!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare vërtet e talentuar, e cila ka bërë disa hite muzikore. Këtë herë, Xhensila vjen me një projekt tjetër, dhe nuk është një këngë. Megjithatë, ajo përsëri sjell një tjetër formë arti.

Bëhet fjalë për një markë të quajtur “SILA”, dhe duket se do të ketë kremëra të ndryshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Xhensila, përmes rrjetit të saj social.

Ju prezantoj me sekretin tim! E lumtur që pas një kohe të gjatë pune kolosale, më datë 9 qershor “SILA” nis rrugëtimin e përbashkët me ju.

Gjithashtu, Xhensila ka etiketuar një faqë Instagrami të quajtur “Silabel Official”. ajo tashmë i ka kaluar katër mijë ndjekësit dhe ka disa postime që prej datës 10 maj.

Me siguri të shumtë janë ata që po i presin me padurim produktet kozmetike të Xhensilës. Duhet ta pranojmë, se sekreti i saj është vërtet i bukur.