Celebrities Music Showbiz

Xhensila Myrtezaj na zbulon bashkëpunimin e saj më të ri me reperin e njohur

Ka kaluar thuajse një vit që nga kënga e fundit e Xhensila Myrtezajt, “Panorama”, që ishte një bashkëpunim me Ardian Bujupin dhe ajo ende nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, duket se momenti i duhur ka ardhur dhe pritjes i erdhi fundi. Ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar se do të vijë në një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar Lumi B.

Dy artistët kanë ndarë në rrjete sociale video nga studioja muzikore, ku duket se po regjistrojnë këngën e tyre të re, për të cilën ende nuk ka asnjë detaj. Në një video që Lumi B ka publikuar, Xhensila shihet duke kënduar, teksa ai hyn në dhomën e regjistrimit dhe e tremb.

Por ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i Xhensilës. Së fundmi është thënë se ajo do të sjellë një bashkëpunim me Majk dhe Ghetto Geasy. Kënga është finalizuar dhe është planifikuar që të publikohet gjatë muajve të verës. Po ashtu, artistja pritet të sjellë një bashkëpunim me Klajdi Harunin, por ende nuk ka asnjë detaj rreth këtij projekti.

Rikujtojmë se, para pak ditësh, këngëtarja prezantoi një projekt tjetër që nuk pritej. Edhe pse jo një projekt muzikor, ajo përsëri solli një tjetër formë arti.