Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj zbulon barkun e rrumbullakosur teksa ushtrohet në palestër!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit.

Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Këngëtarja ka vendosur që këtë rrugëtim ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka postuar në një video ku ushtrohet për ta mbajtur trupin në formë dhe për ta patur sa më të lehtë shtatzëninë.

Xhensila ka postuar disa foto ku ka treguar barkun e rrumbullakosur dhe ka pozuar edhe së bashku me Besin dhe Ajkën. Duket se pasi ka zbuluar shtatzaninë e saj, këtë herë Xhensila ndryshe nga shtatzania e parë ka vendosur të tregojë më shumë postime në rrjete sociale.