Celebrities Gossip Showbiz

Në video-urimin për Ajkën, Xhensila Myrtezaj zbulon se është shtatzanë për herë të dytë!

Ditën e sotme, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka feston ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura:

Masa e gjithçkaje je o Ajka jonë. 5 vite Dritë qiellore në sytë tanë…

Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë dhe ne i urojmë një rrugëtim sa më të ëmbël!

Dy projektet më të fundit muzikore nga Xhensila kanë qenë dy bashkëpunime, ai me Klajdi Harunin që u këndua për herë të parë ‘live’ në finalen e madhe të ‘BBV 2’ dhe më i fundit që u publikua para një muaji dhe ka arritur mbi 4 milion klikime në platformën YouTube  në duet me Majk ‘T’i fala’.