Këngëtarja e njohur Becky G dhe futbollisti Sebastian Lletget janë fejuar. 25 vjeçarja njoftoi se futbollisti i propozoi pas gjashtë vitesh lidhjeje. “Vendi ynë përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit. Një nga fotot tregonte momentin kur futbollisti amerikan shtroi pyetjen ndërsa shikonin perëndimin e diellit.
https://www.instagram.com/p/Cl9FToqpEAR/
Edhe pse dyshja e kanë mbajtur romancën e tyre private, Becky së fundmi zbuloi se lidhja e tyre ishte më e fortë se kurrë. “Të biesh në dashuri është një gjë, dhe unë mendoj se të qëndrosh i dashuruar është një gjë tjetër. Jam shumë krenare për faktin se ai është shoku im më i mirë”, tha këngëtarja.
https://www.instagram.com/p/CkW8HaoP0BD/